Transmetuar më 02-05-2025, 12:15

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka goditur një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit, duke sekuestruar 10 piktura të padeklaruara me një vlerë të vlerësuar rreth 25 mijë euro.

Operacioni u zhvillua në kuadër të masave të shtuara për kontrollin e kufirit, përmes analizës së riskut në hyrje-daljet e vendit. Në dalje të Shqipërisë, është ndalur për kontroll të detajuar një furgon me drejtues shtetasin Kasem Qato, 37 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit në mjet, janë gjetur 10 vepra arti (piktura), për të cilat nuk kishte dokumentacion që vërtetonte origjinën apo pronësinë.

Kasem Qato u arrestua në flagrancë, ndërsa nga hetimet janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të dyshuar në këtë tentativë trafikimi: Q. H., 25 vjeç, banues në Fier dhe G. N., 53 vjeç, banues në Durrës.

Policia vijon punën për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit