

Shkodër, 2 maj 2025– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:15, në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi" në Shkodër. Dyshohet se shtetasja amerikane, S. S., është vrarë me mjet prerës në një banesë të marrë me qira.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet të jetë autori i krimit. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur dhe ka pësuar dëmtime të lehta në duar nga përdorimi i mjeteve prerëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione të tjera rreth motiveve të mundshme të krimit, ndërkohë që po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi", në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






