

Vrasje e dyshuar në Shkodër: Shtetase amerikane gjendet e pajetë në një banesë me qira, bashkëjetuesi nën hetim
Shkodër, 2 maj 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 10:15 të paradites në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi", në qytetin e Shkodrës.
Në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës një shtetase amerikane, e identifikuar me inicialet S. S.
Në vendngjarje është gjetur bashkëjetuesi i saj, gjithashtu shtetas amerikan, i cili dyshohet si autori i ngjarjes.
Viktima është Sandra Saporito dhe i dyshuar Brandon Saporito.
Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ndodhej nën ndikimin e alkoolit dhe kishte dëmtime të lehta në duar, të shkaktuara me mjet prerës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Autoritetet janë duke mbledhur prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në sqarimin e motivit dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje tragjike. /noa.al
Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në lagjen "At Shtjefën Gjeçovi", informojmë se autori i dyshuar i vrasjes së shtetases amerikane, S. S., 54 vjeçe, është bashkëjetuesi i saj, shtetasi amerikan, B. S., 57 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






