

Cërrik- Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar një vjedhje të ndodhur, sipas tyre, në ambientet e zyrës së saj. Përfaqësuesit e PD-së thonë se nga zyra janë vjedhur disa pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe një televizor.
Nga ana tjetër mëohet se Policia po kryhen verifikime në lidhje me ngjarjen e pretenduar.
Policia informon se nuk ka thyerje në dyer e dritare që të dëshmojnë për një grabitje me thyerje.
Cërrik/Informacion paraprak
Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






