Transmetuar më 02-05-2025, 09:09

Pas barazimit spektakolar 3-3 ndaj Barcelonës, që e mban ende plotësisht të hapur garën për një vend në finalen e Ligës së Kampionëve, ka ardhur edhe mesazhi i zëvendëspresidentit të Interit, Javier Zanetti.

Përmes profilit të tij në Instagram, “Pupi” ka adresuar një mesazh për skuadrën e Simone Inzaghit dhe gjithë tifozët zikaltër. “Përpjekje e madhe, djema. Tani të gjithë në ‘San Siro’ për ndeshjen e kthimit”, – shkruan legjenda argjentinase.

Takimi i kthimit është caktuar për të martën, më 6 maj, në orën 21:00. Në “San Siro” do të jetë një përballje pa asnjë kompromis: kush dëshiron të kalojë më tej, duhet të fitojë. Me rregullin e golit jashtë fushe të hequr, çdo barazim do ta çojë ndeshjen në kohë shtesë dhe, nëse duhet, edhe te penalltitë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit