Transmetuar më 02-05-2025, 09:06

Një moment interesant gjatë transmetimit “live” në “Sky Sport” mes Zvonimir Boban dhe Fabio Capello, ku ish-mesfushori kroat zbuloi një prapaskenë të veçantë në lidhje me rezultatin që kishte parashikuar ish-trajneri i Romës dhe Juventusit gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit.

Kjo ndodhi kur rezultati ishte 2-0 për zikaltërit, që më pas u përmbys nga Barça e Flick. Kështu u shpreh Boban në studion e “Sky”, pas përfundimit 3-3 të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes katalanasve dhe zikaltërve: “Ishte një ndeshje spektakolare, e jashtëzakonshme.

Kur rezultati ishte 0-2 dhe duke parë si po luante Barcelona, zoti Capello më tha që ndeshja do të përfundonte 3-3”. Ky zbulim i kroatit shkaktoi të qeshura në studio. “Nuk ia qëllon gjithmonë, por këtë herë e tha rezultatin final kur ndeshja ishte ende 0-2”, – shtoi Boban.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit