

Dinamo fitoi Kupën e Shqipërisë, pasi mundi Egnatian. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri urimin e tij për dinamovitët.
Postimi:
Urime Dinamo City për fitimin e Kupës së Shqipërisë! Një ndeshje me emocione, e luftuar, por që në fund do të nxirrte vetëm një fitues. Ky trofe është shpërblim për punën e bërë nga lojtarët, stafi dhe drejtuesit gjatë gjithë sezonit futbollistik. Sezoni nuk ka mbaruar ende, pasi në ditët në vazhdim luhen edhe ndeshjet e Final 4 për titullin kampion dhe uroj që të gjitha skuadrat të japin maksimumin dhe t’u japin emocione tifozëve të tyre në “Arenën Kombëtare”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






