

Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë për herë të 14 në historinë e saj, 22 vite pas herës së fundit kur kishte ngritur këtë trofe. Skuadra e Ilir Dajës mposhti vetëm falë penalltive Egnatian, e cila u ndal pas dy edicioneve në të cilat kishte bërë të sajin trofeun.
Ndeshja mes dy skuadrave ishte shumë interesante dhe dramatike, me Dinamon cinike që shfrytëzoi maksimalisht rastet që krijoi duke e parë veten në secilën pjesë loje në avantazh, e arritur më pas nga rrogozhinasit në minutat shtesë të secilës pjesë.
Kjo bëri që finalja të shkonte në shtesa, ku nuk kishte ndryshim rezultati, e më pas te penalltitë. Aty rezultuan vendimtare dy pritje të Teqjes kundrejt një të Dajsinanit, duke i dhuruar trofeun Dinamos, që merr kështu edhe një shtysë të rëndësishme morali për “Final Four”.
EGNATIA-DINAMO 2-2 45’+3′ Guindo, 90’+5′ Bakajoko / 17′, 61′ Mandela
PENALLTITË (VIDEO)
EGNATIA-DINAMO 4-5
Gjuan Jahaja, pret Teqja! Egnatia-Dinamo 4-5
Gjuan Dita, shënon! Egnatia-Dinamo 4-5
Gjuan Xhemajli, shënon! Egnatia-Dinamo 4-4
Gjuan Zabërgja, shënon! Egnatia-Dinamo 3-4
Gjuan Zejnullai, shënon! Egnatia-Dinamo 3-3
Gjuan Teqja, shënon! Egnatia-Dinamo 2-3
Gjuan Ujka, shënon! Egnatia-Dinamo 2-2
Gjuan Meksi, pret Dajsinani! Egnatia-Dinamo 1-2
Gjuan Bakajoko, shënon! Egnatia-Dinamo 1-2
Gjuan Qardaku, shënon! Egnatia-Dinamo 0-2
Gjuan Aleksi, pret Teqja! Egnatia-Dinamo 0-1
Gjuan Aliji, shënon! Egnatia-Dinamo 0-1
NGJARJET KRYESORE
120’ Nuk ka ndryshim rezultati, duhen penalltitë për fituesin e Kupës.
119’ Qardaku merr vendin e Mandela të dëmtuar.
116’ Mandela shkon drejt zonë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe me një gjuajtje të shkëlqyer gjen rrjetën. Gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje në fund të aksionit.
113’ Kasa provon vetë me një gjuajtje pas zhvillimit të një goditje këndi, sfera shkon në duart e Teqjes.
111’ Kasa nis një top mes mbrojtësve të Dinamos, askush nga shokët e skuadrës nuk kupton idenë e tij dhe sfera shkon në fundore.
109’ Fernando ndëshkohet me karton të verdhë.
108’ Jahaja nga e majta harkon në zonë ku Bakajoko nuk ia del të devijojë.
106′ Nis shtesa e dytë.
105’ Mbyllet pa ndryshim rezultati koha e parë shtesë.
102’ Kasa kroson në zonë nga e djathta, Teqja mbërthen sferën me lehtësi.
97’ Pas një goditje dënimi, është Mandela i cili gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin e Dajsinanit. 93’ Luan me ritëm më të ulët Egnatia në këto minuta, duke qarkulluar më gjatë topin.
91’ Nis pjesa e parë shtesë.
90’+9’ Mbyllet 2-2, duhen shtesat për të përcaktuar fituesin e Kupës.
90’+5’ GOOOL EGNATIA! Leo Melo harkon në zonë nga e majta, Bakajoko me kokë shënon golin e barazimit.
90’+5’ Teqja ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.
90’+4’ Pas goditjes nga këndi, Leo Melo gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë.
90’+3’ Ujka tenton nga distanca, Teqja grushton në këndore.
90’+2’ Kasa harkon në zonë një goditje dënimi, topi shkon në duart e Teqjes.
90’ Jepen 8 minuta shtesë.
90’ Mandela dhe Maliqi krijojnë një aksion të rrezikshëm për blutë, gjuajtja e Zabërgjës është e gabuar.
89’ Maliqi ndëshkohet me karton të verdhë për simulim pas një rrëzimi në zonë.
89’ Sota i lë vendin në fushë Leo Melos te Egnatia.
87’ Vila i lë vendi në fushë Maliqit në radhët e Dinamos.
86’ Ujka harkon në zonë për Bakajoko i cili gjuan me kokë jashtë, ndërsa shkakton edhe faull ndaj Alijit.
79’ Kasa dhe Bakajoko marrin vendin e Fangajt dhe Guindo në radhët e Egnatias.
76’ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Zabërgjës.
76’ Zejnullai pason nga e majta, Ujka nuk ia del të devijojë në zonë.
72’ Lushkja i lë vendin në fushë Jahajas në radhët e Egnatias. Ndërsa Qefalija dhe Nani i lënë vendin Gudiabit dhe Rufatit në radhët e Dinamos.
68’ Dita ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Fernandos.
64’ Fernando provon të gjuajë vetë nga distanca, sfera shkon jashtë katërkëndorit të Teqjes. 61’ GOOOL DINAMO! Aksion i shkëlqyer i Lorran i cili del në sulm dhe pason për Mandela, i cili me një gjuajatje të fortë nga jashtë zonës mposht Dajsinanin. 59’ Dita merr vendin e Karamba në radhët e Dinamos.
57’ Harkim nga e djathta e sulmit të rrogozhinasve, Zejnullai gjuan me kokë por nuk gjen portën e Dinamos.
56’ Aksion i shkëlqyer i rrogozhinasve me kombinime në të majtën, pasim në qendër për Zejnullain me Karamba i cili largon topin në fundore dhe shmang rrezikun në portë.
50’ Lushkja nga e majta harkon në zonë, sfera shkon direkt në duart e Teqjes.
48’ Menjëherë presing i rrogozhinasve që mundohen të krijojnë rrezikshmëri pranë zonës së bluve.
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime mes skuadrave.
bandicam 2025-05-01 18-50-07-485
45’+5’ Mbyllet me shifrat 1-1 pjesa e parë e finales.
45’+3’ GOOOL EGNATIA! Hoxha humb topin në krahun e majtë të zonës, sfera pasohet nga Lushkja në qendër te Guindo i cili nuk e ka të vështirë të shënojë 45’+2’ Fernando nis Zejnullain në të majtën, harkimi i këtij të fundit në qendër është shumë i gabuar.
45′ Jepen 4 minuta shtesë.
40’ Ndëshkohet edhe Aleksi për protestat kundër gjyqtarit.
39’ Karton i verdhë për Mandela për një faull ndaj Aleksit.
39’ Lushkja shfaqet i vetëm para portës, gjuajtja e mesfushorit është shumë e gabuar dhe shkon jashtë katërkëndorit. 34’ Ujka gjuan nga e djathta, topi devijohet në këndore.
32’ Meksi shkakton faull ndaj Zejnullait dhe rrogozhinasit kërkojnë kartonin e dytë të verdhë, por Hamiti jep thjesht goditje dënimi.
29’ Përgjigjet nga ana tjetër Fangaj, i cili del mirë në të djathtën, por gjuajtja e tij shkon lart mbi traversë.
29’ Nani nis një top në zonë për Mandela, i cili nuk kontrollon siç duhet dhe sfera shkon te Dajsinani.
23’ Guindo shfaqet para Teqjes ku gjuan dhe ndalet nga portieri. Aksioni është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.
19’ Alijev me kokë tenton portën, por pa rrezikuar katërkëndorin e bluve.
19’ Meksi ndëshkohet me karton të verdhë.
17’ GOOOL DINAMO! Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Mandela i cili shënon me roveshatë. Protesta të rrogozhinasve për një prekje topi me dorë, gjyqtari Hamiti pret VAR-in dhe në fund i qëndron vendimit të tij.
15’ Kundërzbritje e shpejtë e Dinamos, Vila pason për Nani i cili është i vetëm para Dajsinanit, por gjuajtja e sulmuesit devijohet mbi traversë nga portieri. (VIDEO)
14’ Fernando harkon një goditje dënimi në zonë, topi shkon direkt në duart e Teqjes.
11’ Dy skuadrat janë vendosur mirë në mbrojtje, duke mbyllur shumë shpejt aksionet e rrezikshme kundërshtare.
5’ Ujka nga e djathta pason në qendër ku Guindo nuk ia del të devijojë e më pas vjen Zejnullai i cili me portën e boshatisur godet tmerrësisht keq.
2’ Lorran harkon një goditje dënimi në zonën e rrogozhinasve, mbrojtja largon rrezikun.
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ujka, Lushkja, Guindo. Trajner: Edlir Tetova
DINAMO: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Qefalija, Karamba, Tiago, Zabërgja, Vila, Mandela. Trajner: Ilir Daja
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






