Transmetuar më 01-05-2025, 18:37

Kukës – 15-vjeçar goditet me thikë nga bashkëmoshatari, dërgohet në spital në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku rreth orës 17:25, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç dyshohet se ka goditur me mjet prerës një tjetër të mitur, po 15 vjeç.

Viktima është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit për trajtim mjekësor të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Kukësit ka reaguar me shpejtësi dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kukës pak pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të dokumentuar juridikisht përgjegjësinë penale.

Ende nuk dihen motivet që çuan në përplasjen e dhunshme mes të miturve. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit