

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Turqisë shtetasi turk i dënuar për përdhunim
Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin e shtetasit turk Burak Kara, 39 vjeç, i dënuar me vendim të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore të Turqisë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Ekstradimi u krye pas bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, duke përmbyllur procedurat e transferimit të tij drejt vendit të origjinës.
Sipas vendimit të Gjykatës së Mersin, Kara është dënuar në vitin 2022 me 8 vjet e 4 muaj burgim, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2011 kur vajti te shoqja dhe i përdhunon shoqen.
Ai akuzohet se, në gjendje të dehur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase turke, në banesën e një gruaje tjetër në qytetin e Mersinit.
Çfarë ndodhi 14 vjet më parë kur Kara ishte 25 vjeç
Ngjarja për të cilën u dënua Burak Kara ka ndodhur në vitin 2011, në qytetin e Mersinit, Turqi. Sipas dosjes gjyqësore, ai kishte konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli dhe, në gjendje të dehur, kishte shkuar në banesën e një të njohure të tij.
Në këtë banesë ndodhej edhe viktima, një shtetase turke, e cila u sulmua seksualisht nga Kara.
Akti u krye me forcë, duke shkaktuar trauma serioze te viktima dhe pasoja të rënda psikologjike.
Rasti u denoncua në polici dhe pas hetimeve u ngrit aktakuza për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Pas disa vite ndjekjeje ligjore dhe pas një vendimi të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Mersinit në vitin 2022, Kara u dënua me 8 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i mbeten për t’u vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë.
Nga dënimi i dhënë, Kara i ka mbetur për të vuajtur edhe rreth 4 vjet e gjysmë burgim. Ai u ekstradua nga Shqipëria drejt Turqisë për të vijuar ekzekutimin e dënimit penal. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






