

Elbasan, 1 Maj 2025 – Policia e Elbasanit ka zbardhur brenda pak orësh ngjarjen e ndodhur në mesnatë në lagjen “Partizani”, ku u raportua një shpërthim pranë një banese. Pas hetimeve intensive u arrit të finalizohet operacioni policor i koduar “Inskenimi”, me arrestimin e dy personave të përfshirë në këtë ngjarje të simuluar.
Në pranga ranë shtetasi A. P., 43 vjeç, banor i banesës ku ndodhi shpërthimi, dhe nipi i tij, E. T., 18 vjeç. Nga hetimet rezulton se dyshja kanë vendosur lëndë eksplozive pranë banesës me qëllim inskenimin e një akti kriminal, për të përfituar status azili në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Si pasojë e shpërthimit u shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor dokumentoi ngjarjen në kohë rekord, në bashkëpunim me strukturat e inteligjencës informative.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar "Inskenimi".
Vendosi lëndë eksplozive para banesës së tij me qëllim përfitimin e azilit, policia brenda pak orësh, zbardhi ngjarjen dhe vuri në pranga autorin.
Në pranga dhe nipi që ndihmoi 43-vjeçarin, për të inskenuar ngjarjen.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në lagjen "Partizani", organizuan punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar "Inskenimi"., u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.
Po në vijim të operacionit u bë arrestimi për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", i shtetasve A. P., 43 vjeç, i zoti i banesës ku shpërtheu lënda plasëse dhe E. T., 18 vjeç, nipi i tij.
Shtetasi A. P., dyshohet se ka vendosur lëndë eksplozive para banesës së tij në bashkëpunim me nipin, shtetasin E. T., me qëllim përfitimin e azilit në një nga vendet e BE-së. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






