Transmetuar më 01-05-2025, 13:41

Orikum – Arrestohet 36-vjeçari i dyshuar për tentativë vrasjeje në lokal, në bashkëpunim me Qerim Bellon

Policia e Vlorës ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorit ndaj shtetasit Emiljano Bello 36 vjeç, banues në Orikum, i cili ishte shpallur në kërkim për përfshirje në një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 26 janar 2025.

Në atë ngjarje, 29-vjeçari Sildi V., është qëlluar mbi 10 herë, por e kanë kapur vetëm 2 plumba.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Sipas hetimeve, Emiljano në bashkëpunim me kushëririn e tij Qerim Bello, akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal në Orikum. Si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur 29-vjeçari Sildi V.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për vijimin e procedurave ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit