

Një 41-vjeçar nga Deçani i Kosovës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar.
Shtetasi Himë Lufaj, rezulton i kërkuar nga autoritetet austriake për vepra të rënda penale, përfshirë “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”.
Gjatë kontrollit të dytë në hyrje të Shqipërisë, në kuadër të analizës së riskut dhe shkëmbimit të të dhënave me Interpol Tiranën, Policia Kufitare dhe strukturat e Policisë Kukës verifikuan identitetin dhe konfirmuan urdhrin e arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Vjena.
41-vjeçari u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Austrisë, ndërsa procedurat për dorëzimin e tij po vijojnë në bashkëpunim me autoritetet austriake. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






