

Të dashur Peshq, është nisur numërimi mbrapsht: maji është muaji i fundit me Jupiterin kundër, dhe kjo do të thotë se po afron fundi i një faze të lodhshme që ka sjellë pengesa dhe pritje të gjata. Qielli i ndryshimeve të mëdha do të jetë shumë më i qartë nga muaji tjetër – por ndërkohë, ti përballesh me disa vendime që nuk mund t’i shtysh më.
Në fushën profesionale, lind nevoja për të vendosur nëse ia vlen të rinovosh një marrëveshje pune apo të kërkosh një alternativë më të favorshme. Të tjerë do të duhet të vlerësojnë me kujdes se çfarë është vërtet e leverdishme ekonomikisht. Mërkuri do të fillojë një tranzit të favorshëm pas datës 10 maj, dhe do të ndihmojë shumë në marrjen e vendimeve më të qarta dhe të dobishme.
Një rinovim – qoftë kontratë, qoftë rol pune – do të vijë së shpejti. Jupiteri do të kthehet në një pozicion shumë të mirë për ty, duke hapur një periudhë të re, veçanërisht në verë, ku do të kesh kënaqësi dhe shpërblime të merituara. Ata që kanë pritur për një ngritje në detyrë, për një ndryshim në karrierë apo për një hap të ri profesional, do të mund të mbështeten tek stina e ngrohtë për rezultate konkrete.
Edhe pse e ardhmja është premtuese, nuk mund të mohohet që ende ndihen disa tensione, sidomos në aspektin emocional. Ka ende pak trazira që e bëjnë këtë muaj disi të ngarkuar. Por nuk zgjat shumë – është vetëm një periudhë kalimtare përpara një kthesë të rëndësishme.
Në dashuri, yjet japin një sinjal të veçantë për çiftet që po mendojnë të kenë një fëmijë: nga muaji tjetër, Jupiteri do të mbështesë fuqishëm zgjerimin e familjes dhe dashurinë e thellë. Për këtë arsye, kjo është koha për të projektuar të ardhmen, jo për të kapur pas së kaluarës.
Peshqit janë të njohur për ndjeshmërinë dhe kujtesën e tyre emocionale – e dimë mirë që edhe kujtimet e hidhura i mban me dashuri në shpirt. Por tani është koha për të vënë një kufi. Mos harro: e ardhmja që të pret është shumë më e rëndësishme se gjithçka që ka mbetur pas. Lër të shkuarën të zbehet dhe hap zemrën për atë që po vjen. /noa.al
Horoskopi i muajit maj 2025 nga Paolo Fox. Të 12 shenjat zodiakale

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






