

Maji është një muaj që të ngre moralin dhe të fton të rigjenerohesh në të gjitha fushat, i dashur Shigjetar. Sa më shumë afrohet qershori, aq më të mëdha janë mundësitë për të rikonfirmuar marrëveshje që ke ndërtuar me përpjekje ose për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi. Nëse je ndjerë i lodhur kohët e fundit, kjo është sepse ke dhënë shumë – dhe tani është momenti për të kërkuar shpërblimin që meriton.
Ka pasur raste kur të tjerët janë përpjekur të anashkalojnë kontributin tënd, ndoshta për të shmangur përgjegjësitë apo për të kursyer. Mos e lejo askënd ta minimizojë vlerën tënde. Edhe nëse nuk ke arritur ende një fitore të madhe, kjo s’do të thotë se ke humbur – përkundrazi, edhe nga një disfatë e përkohshme mund të lindë një hakmarrje pozitive dhe një mundësi për të rilindur.
Kjo është një periudhë ku grinta, vendosmëria dhe forca jote e brendshme rikthehen fuqishëm. Qielli është shumë i favorshëm për jetën emocionale: lidhjet që kanë lindur si lojë, si flirt i lehtë, mund të marrin formë serioze. Është më e lehtë të tregosh ndjenjat e tua, të jesh i afërt, të japësh dashuri – por, natyrisht, edhe të kërkosh po aq nga tjetri.
Maj dhe qershor janë muaj të shkëlqyer për ata që janë në një lidhje jozyrtare dhe duan ta zyrtarizojnë, për ata që duan të lënë pas keqkuptimet dhe të rigjejnë pasionin. Venusi të dhuron ndjeshmëri dhe përkujdesje, ndërsa Marsi rrit dëshirën dhe seksualitetin. Bashkë, këta dy planetë e bëjnë jetën sentimentale shumë më të gjallë dhe të zjarrtë.
Marrëdhëniet që forcohen në maj janë të bukura dhe të natyrshme. Edhe ideja për të pasur një fëmijë mund të shfaqet për çiftet më të qëndrueshme. Dhe po – lejohet edhe një “shkelje” e vogël nga rutina. Liria është fryma jote – dhe ky muaj të lejon ta shijosh me zemër të hapur.
Në planin fizik, yjet të mbështesin: është koha për t’u kujdesur për veten, për të organizuar një pushim të shkurtër, për të dalë nga rutina. Të gjitha fundjavat e majit janë të mbushura me mundësi dhe rikuperim. /noa.al
Horoskopi i muajit maj 2025 nga Paolo Fox. Të 12 shenjat zodiakale

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






