

Muaji maj sjell për ty, Peshore elegante dhe krijuese, një përzierje emocionesh të reja dhe zhvillimesh që kërkojnë kujdes. Marsi ndriçon ndjenjat dhe e shtyn imagjinatën të fluturojë, ndërsa Jupiteri në aspekt shumë të favorshëm ushqen krijimtarinë dhe frymëzimin.
Puna dhe projektet profesionale zënë vendin kryesor në këtë periudhë, ndërsa dashuria vazhdon të lëvizë ngadalë, nën ndikimin e zgjatur të një Venusi të rënduar.
Në planin profesional, është koha e duhur për të çliruar veten nga një barrë që të ka ndjekur për shumë kohë, ose për të nisur një projekt të ri, të frymëzuar nga ide të freskëta. Ata që janë të rinj në moshë mund të nisin një punë të parë, një praktikë, edhe pse me orar të shkurtuar. Energjia e re që vjen nga qielli e ndihmon shenjën tënde të rigjejë forcën për të vepruar dhe për të çuar përpara atë që dikur dukej si e paarritshme.
Peshorja është një shenjë me ndjeshmëri të thellë ndaj drejtësisë dhe ekuilibrit – dhe kjo është arsyeja pse në dashuri nuk toleron më marrëdhënie të pabarabarta apo të bazuara në provokime. Edhe pse zemra është ende e trazuar nga ndikimi i Venusi, ti nuk pranon më të bësh kompromise që cenojnë dinjitetin tënd emocional.
Për ata që janë vetëm prej kohësh, këshilla është… të vazhdojnë kështu! Më mirë vetëm sesa në marrëdhënie që dëmtojnë. Ndërsa ata që janë të përfshirë në histori të reja, por të paqarta, duhet të ecin ngadalë dhe me kujdes – pa vendime të nxituara.
Në përgjithësi, ndjen një trazim të brendshëm: dëshiron më shumë qetësi, por ende ka rrugë për të bërë deri te ekuilibri i vërtetë. Jupiteri është ende mbështetës dhe kjo do të thotë se çdo pengesë është e zgjidhshme – por do të kërkojë durim.
Fundmaji mund të sjellë lodhje fizike apo momente tensioni, ndaj mos i mbingarko vetes as me angazhime profesionale, as me sfida sentimentale. Kujdes me trupin dhe shëndetin – nëse ti s’ndihesh mirë brenda vetes, asgjë tjetër nuk do të funksionojë siç duhet. /noa.al
Horoskopi i muajit maj 2025 nga Paolo Fox. Të 12 shenjat zodiakale

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






