

Gaforre e ndjeshme dhe e përkushtuar, je afër një pikë kthese shumë të rëndësishme në jetën tënde – dhe yjet po përgatiten të të shpërblejnë për gjithë durimin dhe përpjekjet e bëra muajt e fundit. Që nga qershori, Jupiteri do të hyjë në shenjën tënde – një lajm i mrekullueshëm që sinjalizon një fazë më të begatë, sidomos në fushën e punës.
Që këtë muaj, fillon të ndjesh përmirësime konkrete: mund të të vijë një ofertë interesante për një punë të re, një bashkëpunim, një rol më sfidues, ose më në fund të marrësh atë pagesë apo rimbursim që ke kohë që e pret.
Për ata që janë të vetëpunësuar apo punojnë në zanate, është koha për të bërë një propozim, për të kërkuar, për të insistuar – sepse dritaret e fatit janë të hapura. Nëse je në një pozicion me përgjegjësi, dikush mund të të zgjedhë për një projekt të ri, ku do të dallohet kontributi yt.
Drejt fundit të muajit, pritet të vijnë edhe konfirmime zyrtare, lajme të mira për kontrata shtesë, marrëveshje të favorshme apo zgjidhje që deri dje dukeshin të largëta. Në përgjithësi, puna është në ngritje dhe tani mund të thuash me bindje: "Po, më në fund po vlerësohem."
Por – dhe është një “por” i rëndësishëm – dashuria nuk është aq e qetë. Venusi sjell pasiguri, siç ndodhi edhe në shkurt e mars. Edhe pse këtë muaj nuk sjell konflikte të hapura, mund të ndjesh se diçka nuk shkon si më parë. Ndoshta puna e zë mendjen, ndoshta partneri ndjen mungesë vëmendjeje, ose ka xhelozi të fshehura – sidomos nëse njëri nga të dy po ecën më mirë profesionalisht apo fiton më shumë.
Nëse je në një marrëdhënie afatgjatë, përpiqu të mos biesh pre e konflikteve për gjëra të vogla. Këto janë ditë që kërkojnë më shumë tolerancë, jo fjalë të mprehta. Kujto se maji është ndër muajt e fundit të tensionit në dashuri – dhe nëse lidhja ka vërtet vlerë, tani është koha për të duruar e për ta mbajtur fort.
Vetëm në rastet ekstreme, ku gjithçka është konsumuar, mund të thuhet “mjaft”. /noa.al
Horoskopi i muajit maj 2025 nga Paolo Fox. Të 12 shenjat zodiakale

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






