

Yjet kthehen në favorin tënd, Binjak, dhe ti rikthehesh në qendër të skenës! Maj 2025 është një muaj që konfirmon gjithçka që është parashikuar që në fillim të vitit: një ndryshim në rrethin shoqëror, në rolin profesional apo në një projekt që tashmë është pjekur dhe gati për të marrë jetë. Ndryshimet që deri dje ishin thjesht ide apo dëshirë, tani nisin të konkretizohen.
Jupiteri, planeti i transformimeve, surprizave dhe veprimeve të guximshme, ndodhet ende në shenjën tënde dhe aktivizon pikërisht këto fusha jetësore. Kështu, nëse ke një biznes apo aktivitet që, pavarësisht përpjekjeve, nuk po ecën siç do doje, mund të jetë koha për ta shitur, për ta riformatuar ose për të gjetur një partner që sjell rilindje dhe balancë.
Është gjithashtu një moment ideal për ata që duan të nisin një rrugë të re në punë, të ndërronin kompani, ose të ndryshojnë rol brenda një strukture ekzistuese. Edhe studentët janë të mbështetur në këtë periudhë: mund të zgjedhin një degë të re, të ndryshojnë drejtim apo të përqendrohen më seriozisht në një specializim të ri.
Dhe kur vjen puna te forca për të vepruar – Marsi është aty për të të shtyrë përpara, pa frikë. Ata që kanë përjetuar zhgënjime sentimentale, tani janë gati t’i kthejnë gjërat në favorin e tyre: të mos harrojmë që hakmarrja më e mirë është lumturia e re! Dhe për ata që janë të lirë, fundjavat e majit do të jenë të gjitha emocionuese – pa përjashtim.
Nën këtë qiell ka më shumë tërheqje, më shumë sharm, më shumë magnetizëm. Ndaj, është ndaluar rreptësisht të qëndrosh i izoluar apo i mbyllur në vetvete! Edhe një miqësi e thjeshtë mund të shndërrohet në diçka më të thellë dhe emocionuese.
Ka një surprizë që mund të vijë në fund të muajit, pas datës 26 maj – diçka e bukur për ata që guxojnë. Ky është një muaj jashtëzakonisht pjellor edhe për ata që duan të kenë fëmijë, të martohen, të bashkëjetojnë apo të mbyllin një kapitull të dhimbshëm për të nisur një tjetër plot dashuri dhe dritë. /noa.al
Horoskopi i muajit maj 2025 nga Paolo Fox. Të 12 shenjat zodiakale

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






