

TIRANA- Është zbardhur identiteti i perosnit ndaj të cilit u vendos një sasi tritoli në automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë. Raporton se shënjestra ka qenë, një grua, konkretisht Matilda Kaja me profesion mjeke.
Më herët u bë me dije se një sasi lëndë plasëse është vendosur në gomën e parë të automjetit të parkuar në afërsi të një spitali në rrugën "Pjetër Budi". Mësohet se si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






