

Edhe ish-mesfushori fantazist, Wesley Sneijder, komentoi barazimin spektakolar dhe dramatik 3-3, që Interi arriti mbrëmë në Montjuic, ndaj Barcelonës, duke vënë theksin veçanërisht te talenti i jashtëzakonshëm që Lamine Yamal shfaqi gjatë 90 minutave të mrekullueshme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Këto ishin fjalët e Sneijder, ish-lojtar i Interit, pjesë e tripletës historike zikaltër: “Interi i shfrytëzoi shumë mirë kundërsulmet dhe hapësirat që iu lanë krahëve. Pashë një roveshiatë të mrekullueshme nga Dumfries, pastaj arritën ta mbajnë pak kontrollin e lojës. Sidoqoftë, përballë kishin një Lamine Yamal që po luan në mënyrë fantastike, është e vështirë ta ndalosh atë”.
Tashmë, takimi i kthimit është caktuar për të martën, më 6 maj, në orën 21:00 në “San Siro”. Nisja e kthimit bëhet nga rezultati 3-3, duke pasur parasysh se rregulli i golit në fushë kundërshtare nuk vlen më. Kushdo që dëshiron vërtet të shkojë në finalen e Mynihut, do të duhet të mposhtë kundërshtarin. Në rast barazimi, do të luhen shtesat dhe, nëse nevojitet, do të vendosin penalltitë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






