

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan. Bëhet e ditur se ngjarja është inskenuar nga pronarët e apartamentit, në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit.
Gjithashtu raportohet se familjarët që posedojnë apartamentin ku shpërtheu lënda plasëse, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë Shqipërisë.
Ndërkohë nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plasëse është vendosur nga një burrë, i cili ka pikasur nga kamerat e sigurisë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit ku ndodhi shpërthimi.
Në momentin e shpërthimit, i cili ndodhi rreth orës 00:05, të datës 01 maj, në lagjen “Partizani”, brenda banesës nuk ka pasur persona dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






