Transmetuar më 01-05-2025, 06:42

Kjo e enjte hap siparin e muajit maj me një qiell dinamik, plot ngjarje që ndihen thellë në zemër dhe mendje. Për disa shenja, fillon një etapë rikuperimi emocional apo profesional, për të tjerë është koha për të vendosur kufij, për të marrë përgjigje dhe për të kthyer faqe.

Maji është muaji i zgjedhjeve të mëdha, i dashurive që kërkojnë prova, i projekteve që mund të marrin formë dhe i sfidave që do të testojnë durimin dhe vendosmërinë tonë. Disa do të ndihen më të lehtë, të tjerë më të ngarkuar – por të gjithë do të kenë një shans për të bërë më mirë.

Lexo më poshtë çfarë sugjerojnë yjet për shenjën tënde, sipas astrologut më të njohur italian, Paolo Fox.

Dashi

Vullneti yt natyror për të përshpejtuar gjërat dhe për të arritur rezultate të menjëhershme kthehet në një avantazh. Maji është një muaj që sjell mundësi, të cilat në qershor mund të zbehen – prandaj është koha të vlerësohet impulsiviteti yt! Merr kohën e nevojshme për të organizuar idetë dhe projektet. Edhe pse për disa orë Hëna në aspekt të pafavorshëm mund të ulë humorin, mos lejo që kjo të ndikojë tek zgjedhjet e tua. Është vetëm një ndikim i përkohshëm që nuk do të prekë javët në vijim.

Në planin sentimental, ky është një moment i favorshëm për rikuperimin emocional. Nëse je single, shiko përreth: yjet ndihmojnë për të krijuar lidhje të reja. Në çift, është periudha e angazhimeve të mëdha: shumë çifte tashmë kanë kaluar në bashkëjetesë, martesë apo kanë pasur një fëmijë. Maji është gjithashtu muaji kur mund të vendosësh të heqësh një barrë nga vetja. Mos shty më projektet që ke në mendje – nëse duhet të takosh dikë me ndikim apo të bësh një propozim, cakto një takim për më 5 maj.

Yjet të premtojnë shpërblim për përpjekjet – ndjek instinktin dhe mos ki frikë të marrësh iniciativën. Nëse ke një çështje ligjore të hapur, shfrytëzo katër javët në vijim për të gjetur një marrëveshje. Balanca mund të rikthehet.

Demi

Hëna ndodhet në një aspekt të favorshëm (sestil), duke e ndriçuar këtë të enjte me qetësi dhe thellësi emocionale. Kjo është një ditë e mirë për reflektime të thella dhe për të nisur ndryshime të rëndësishme në jetë. Shumë njerëz të kësaj shenje kanë ndërmarrë tashmë hapa për t’u ndier më mirë – për shembull, duke nisur një trajtim, një regjim ushqimor, ose thjesht duke u kujdesur më shumë për pamjen e tyre. Ke filluar të sfidosh zakonet e vjetra dhe të pranosh sfida të reja në punë apo në stilin e jetesës. Disa prej jush mund të kenë vendosur edhe ultimatume në ambientin profesional.

Yjet sugjerojnë që tani është momenti i duhur për projekte të reja dhe për të dalë nga zona e rehatisë. Në dashuri, maji është një muaj për përgatitje – vera që po vjen premton pasion dhe ndjenja të thella. Çiftet që duan të martohen, të bashkëjetojnë apo të kenë fëmijë do të ndihen të mbështetur nga yjet, sidomos pas qershorit.

Ruaj qëndrimin pozitiv dhe shmang debatet, sidomos me shenjat e Luanit dhe Akrepit. Humori ironik mund të sjellë afrim, por kritikat mund të prishin harmoninë. Me Marsin në aspekt të tensionuar, do të ndiesh pak nervozizëm – kjo mund të shkaktojë pakënaqësi në punë. Mundohu të kontrollosh reagimet.

Binjakët

Pozicioni aktual i Hënës tregon një ndryshim emocional – po largohet nga shenja jote dhe po hap rrugën për një gjendje më të qëndrueshme. Megjithatë, ke ende mbështetjen e Mërkurit dhe Venusit, të cilat ndikojnë pozitivisht në jetën sentimentale dhe profesionale.

Mërkuri, planeti i komunikimit, të ndihmon të shprehesh qartë dhe të marrësh vendime strategjike në punë. Është momenti i duhur për të firmosur marrëveshje, për të hyrë në bisedime dhe për të nisur projekte. Mendja jote është e kthjellët.

Nga ana tjetër, Venusi rikthen në jetën tënde ndjenja të sinqerta. Pas një prilli të vështirë në aspektin emocional, me largësi dhe tensione në marrëdhënie, tani ke mundësinë për afrim dhe pajtim.

Për beqarët është një periudhë shumë e mirë për takime të reja – pasioni dhe tërheqja janë të theksuara. Nëse jeni në çift dhe keni kaluar sfida, kjo është koha për të rikthyer energjinë dhe lidhjen. Komunikimi i hapur është çelësi.

Në planin praktik, duhet të veprosh me shpejtësi: kontrata, provime, marrëveshje – maji do të jetë vendimtar pas datës 20.

Gaforrja

Hëna kalon në shenjën tënde dhe sjell me vete një stuhi emocionesh që ndikojnë jetën personale dhe profesionale. Edhe pse dashuria mund të të duket në plan të dytë, janë pikërisht çështjet e punës që të përthithin. Dhe kjo nuk është rastësi – me afrimin e Jupiterit në shenjë (pas një muaji), do të ndjesh një rritje të pritshmërive. Po vjen koha kur përpjekjet dhe aftësitë e tua do të vlerësohen. Ndaj, shfrytëzo këtë moment për t’u dalluar dhe për të marrë përgjegjësi të reja. Edhe pse përqendrimi është tek puna, nuk duhet të harrosh anën emocionale – një marrëdhënie e mirë është gjithashtu burim stabiliteti.

Venusi po hyn në një transit pak nervoz për ty – kjo nuk do të thotë se çdo çift do të ketë debate, por në shumë raste, stresi profesional mund të kalojë edhe në familje. Kujto çfarë ndodhi në mars – disa tensione të asaj kohe mund të rikthehen.

Çelësi është balanca: mes punës dhe ndjenjave, mes përkushtimit dhe pushimit. Vetëm kështu do të ndihesh më mirë me veten dhe me të tjerët.

Luani

Sot karizma jote është e dyfishuar – nuk ka dyshim që rrezaton energji dhe tërheqje. Me Marsin në shenjë, ndihesh më i gjallë dhe më gati për të vepruar. Kjo është një periudhë ku e ndjen që po rikthehesh në qendër të vëmendjes, dhe nuk ke frikë të përballesh me sfida apo të nisësh projekte të rinj.

Ndikimi i Mërkurit dhe Venusit përmirëson jetën shoqërore dhe sentimentale. Fjalët tuaja rrjedhin më bukur, dhe dëshira për lidhje të thella rritet. Nëse ke pasur vështirësi në prill, sidomos në aspektin fizik apo emocional, tani ndihesh më mirë. Me Hënën që do të hyjë në shenjën tënde nga e diela në të hënën, është koha për reflektim dhe lidhje më të thellë me veten. Dita e 5 majit mund të sjellë përgjigje të rëndësishme – qoftë në dashuri, punë apo projekte personale. Yjet janë me ty, vetëm mos u ndal në të shkuarën.

Virgjëresha

Maji sjell një kthesë pozitive pas muajve të vështirë të shkurtit dhe marsit, të cilët sollën sfida dhe zhgënjime emocionale. Pavarësisht hijeve të së kaluarës, tani ndihesh më i gatshëm për të ecur përpara. Kjo ditë festash është ideale për të forcuar marrëdhëniet – qoftë me partnerin apo me dikë që do të takosh së shpejti. Venusi nuk është më kundër, dhe kjo sjell një klimë më të favorshme për ndjenjat dhe takimet. Nga e shtuna më 10 maj, Mërkuri hyn në një pozicion shumë të mirë për ty. Duke qenë se ai është planeti që të qeveris, do të ndjesh përmirësim jo vetëm në dashuri, por edhe në punë.

Për ata që janë ndarë kohët e fundit, ka ardhur koha për të filluar të hapen sërish ndaj të tjerëve. Nëse ndiheshe i lodhur apo i pashpresë, kjo do të ndryshojë.

Kombinimi mes komunikimit më të qartë dhe mundësive të reja në punë sjell rezultate të mira. Përdore këtë ditë për të forcuar marrëdhëniet dhe për t’u përgatitur për një muaj shumë më të lehtë dhe të begatë.

Peshorja

Kjo ditë mund të sjellë sfida, sidomos për ata që kanë ndier lodhje të grumbulluar. Marrëdhëniet familjare dhe ato në çift mund të ndihen nën ndikimin e kësaj tensioni. Kujdes nëse je përballur me vështirësi që nga marsi – është e rëndësishme të mos rihapësh plagë të vjetra. Ruajtja e stabilitetit në marrëdhënie duhet të jetë prioritet. Nëse ka pasur probleme së fundmi, përpiqu të mos thellosh distancën emocionale.

Nganjëherë, në një lidhje, i marrim gjërat si të mirëqena dhe harrojmë që një gjest i vogël i kujdesur mund të bëjë diferencën. Ti, Peshore, mund të ndjesh nevojën për më shumë vëmendje apo ngrohtësi nga partneri, por është e mundur që ai/ajo të jetë i/e zënë me çështje personale ose profesionale. Shpreh nevojat e tua pa ushtruar presion.

Beqarët duhet të tregojnë kujdes me lidhjet e reja – jo sepse yjet parashikojnë zhgënjime, por sepse tani me Venusin kundër, është mirë që dashuria të ndërtohet ngadalë, pa e idealizuar menjëherë partnerin.

Mos premto dashuri të përjetshme – historitë që lindin tani janë ende në fazën e “testimit”. Mbaj pritshmëri realiste. Nga fillimi i qershorit do të jetë më e lehtë të bësh një zgjedhje të qartë dhe të mirë.

Akrepi

Kjo është një periudhë ku ndjen dëshirë të madhe për të vepruar dhe për të provuar veten. Po të rikthehet energjia dhe pasioni për të ndërmarrë sfida të reja, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Por mos harro se konteksti është sfidues dhe sjell nervozizëm. Me Marsin në aspekt kritik, kujdes me impulsivitetin – përpiqu të mos e lëshosh veten nën ndikimin e emocioneve të forta.

Fatmirësisht, Hëna është në aspekt të favorshëm dhe ofron mbështetje emocionale. Përdor këtë ndriçim për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje të mençura, sidomos në marrëdhëniet ndërpersonale.

Në fushën profesionale apo në atë personale, ka zhvillime pozitive. Nëse ke ndërprerë së fundmi një bashkëpunim, mos e shih si dështim – ndoshta është mundësi për të rishikuar prioritetet e tua dhe për të krijuar marrëveshje të reja më të përshtatshme.

Nëse drejton një kompani, ndoshta do të jetë e nevojshme të ndryshosh kontrata ose bashkëpunëtorë. Edhe nëse kjo duket si problem, në fakt është një shans për rinovim dhe përparim.

Shigjetari

Me Mërkurin, Venusin dhe Marsin në aspekt të favorshëm, ke një potencial të madh për të vepruar. Edhe pse kohët e fundit ke ndier lodhje fizike, tani je gati të rikthehesh në lojë. Jupiteri është ende në kundërshti, por kjo zgjat vetëm edhe për pak – pas datës 20 maj gjithçka do të bëhet më e qartë.

Ky është një muaj ku duhet të rifillosh komunikimin me dikë me autoritet – ndoshta një shef apo dikë që të detyrohet shpjegime. Pasi Jupiteri të mos jetë më kundër, nga qershori, rruga do të hapet. Si shenjë që urren monotoninë, mungesa e stimujve, aventurave dhe udhëtimeve mund të të bëjë të ndihesh bosh. Kjo është arsyeja pse duhet të kërkosh frymëzim përmes historive të të tjerëve – qoftë përmes rrjeteve sociale apo rrëfimeve të udhëtimeve.

Planifiko një udhëtim apo një ngjarje për nga fundi i muajit ose për në qershor – do të ndihesh më gjallë dhe më i motivuar.

Bricjapi

Je në një periudhë të mbushur me pritshmëri dhe tension. Po pret një përgjigje të rëndësishme – ndoshta për një punë, një provim, apo një vlerësim të asaj që ke arritur. Kjo sjell një lloj nervozizmi, sepse dëshiron zgjidhje konkrete.

Në horizont duket një ndryshim në ekip apo ristrukturim i projekteve të vjetra. Gjysma e dytë e vitit do të jetë e mbushur me angazhime. Do të duhet përkushtim i madh – ndaj mos i bëj gjërat vetëm. Kërko ndihmë dhe krijo një ekip të besueshëm.

Në dashuri, rrezikon të injorosh aspektin emocional për shkak të mbingarkesës në punë. Venusi nis një tranzit sfidues – nuk do të ketë detyrimisht konflikte, por prania jote emocionale mund të mungojë.

Bëj kujdes me marrëdhëniet sidomos me shenjat e Peshores, Gaforres dhe Dashit. Mos merr vendime përfundimtare tani. Lëri gjërat të zhvillohen natyrshëm dhe mos përjashto asgjë – koha do të tregojë çfarë vlen.

Ujori

Yjet ndriçojnë ende jetën tënde sentimentale. Dashuria është fjalë kyçe, por për ty nuk është vetëm pasion – është ndarje e vërtetë e ndjenjave dhe ideve. Një marrëdhënie që mbështetet mbi miqësinë dhe afërsinë mendore është ideale për ty. Edhe pse je i pavarur, nëse dashuron, je shumë besnik. Por urren kufizimet dhe autoritetin e tepërt. Dëshiron të ndjesh që ke liri – qoftë edhe vetëm si ide.

Maji është një muaj shumë i mirë për të forcuar një lidhje apo për ta zyrtarizuar atë. Marsi në kundërshti kërkon kujdes me lodhjen dhe mbingarkesën – mos merr më shumë sesa mund të përballosh.

Merr kohë për veten, ushtrime fizike, meditim ose pushim të vërtetë. Fundjava do të jetë e mbushur dhe mund të ndihesh i rraskapitur nëse nuk parapërgatitesh. Trupi dhe mendja kanë nevojë për rikuperim të qëndrueshëm.

Peshqit

Lidhjet që kanë nisur së fundmi meritojnë vëmendje – ato mund të kenë rol të rëndësishëm në të ardhmen. Jupiteri do të hyjë në një pozicion shumë të favorshëm nga qershori, dhe kjo do të ndihmojë sidomos të vetëpunësuarit dhe krijuesit.

Maji është vendimtar – është koha për të hyrë në negociata, për të marrë vendime për kontrata, dhe për të përgatitur provime në prag të verës. Ke nevojë të kuptosh se në cilën anë qëndron dhe çfarë rrugë do të ndjekësh.

Viti deri tani ka qenë me ulje-ngritje. Shumë morën një konfirmim në shkurt, por marsi dhe prilli sollën një stop. Tani ke nevojë për një rindërtim – dhe ajo mund të vijë së shpejti.

Sot dhe nesër, Hëna është në aspekt të favorshëm, duke sjellë më shumë mundësi. Edhe pse dashuria është thelbësore për ty, tani prioritet janë puna dhe financat. Nëse je përballur me ndonjë padrejtësi ligjore, priti pak javë – nga fundi i muajit mund të arrihet një marrëveshje. Edhe për kontratat që tani duken të vështira, qershori sjell zgjidhje pozitive. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit