

Nuk do të ketë Champions League për Milanin sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Joao Felix ka shprehur gjithë zhgënjimin për objektivin e humbur: “Jam i mërzitur, sepse ky ishte qëllimi i klubit.
Fatkeqësisht, vendi i katërt është larg dhe me shumë mundësi nuk do ta arrijmë, por ne gjithsesi duhet të japim maksimumin në katër ndeshjet e fundit të kampionatit dhe, mbi të gjitha, të fitojmë Kupën e Italisë. Të gjithë kemi dëshirë ta mbyllim këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Për “Europa League”, ai shtoi: “Është një objektiv për t’u arritur, sepse Milani duhet të luajë në Europë. Këtë e dimë të gjithë shumë mirë, çdo ditë përgatitemi për finale e Kupës së Italisë. Nuk duhet të harrojmë që para saj kemi edhe dy ndeshje të tjera, duam të bëjmë mirë që të hënën në Genoa”.
Sa i përket finales së Kupës kundër Bologna, sulmuesi portugez paralajmëroi: “Pres një finale të vështirë, sepse jemi përballur me Bologna në kampionat dhe kemi humbur në fushën e saj 2-1. Ata luajnë një futboll të bukur dhe nëse iu lë hapësira, mund të të bëjnë keq. Duhet të përgatitemi mirë dhe të mbërrijmë më 14 maj me përqendrim maksimal”.
Më pas, një rrëfim personal: “Idhulli im? Të gjithë e dinë që Kaká ishte modeli im. Nuk i numëroj më sa video të tij kam parë për t’i mësuar sekretet… Nëse do mund t’i ‘vidhja’ një cilësi, do të doja elegancën. E kam takuar personalisht në të kaluarën dhe ishte një emocion i madh, por që kur jam në Milano nuk e kam parë më. Ndoshta një ditë do të vijë në një ndeshje tonën dhe do ta takoj sërish”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






