Transmetuar më 01-05-2025, 10:35

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, trajneri i Comos, Cesc Fabregas, foli për trajnerët e mëdhenj që ka pasur gjatë karrierës si futbollist, në veçanti Antonio Conten, Pep Guardiolën dhe José Mourinhon. “Pasi fituam Serie B, u gjenda në një darkë në Trento me Pecchian dhe Capellon.

Fabio më tha: Cesc, tani nuk mund të luash më kështu, duhet të mbrohesh më shumë. Këmbënguli për mbrojtjen, mbrojtjen, mbrojtjen. Atë mbrëmje shkova në shtrat më i bindur se kurrë më parë se do ndiqja filozofinë time.

Mourinho dhe Guardiola, të ndryshëm? Po në çfarë janë të ndryshëm? Ndoshta në fushë, por jashtë saj janë të fiksuar pas fitores, kanë mentalitet fitues të jashtëzakonshëm dhe aftësi të madhe për ta transmetuar atë te skuadra. Antonio është i prejardhjes së njëjtë”.

Fabregas reveals Como's 'hardest' moments in Serie A

Stili i Comos ka befasuar për personalitetin në lojë: “Ka shumë mënyra për të luajtur futboll dhe asnjëra nuk mund të përjashtohet. Simeone fiton në mënyrën e tij, Guardiola në të vetën, ashtu si edhe José dhe Conte. Të gjithë kanë stile të ndryshme, por është futboll i vërtetë. Është e rëndësishme të besosh në atë që bën.

Mund t’u thoja fare mirë lojtarëve të mi: Hajde të luajmë me topa të gjatë dhe të marrim topin e dytë. Megjithatë, nuk do dija si ta stërvisja skuadrën, në kuptimin që nuk besoj në atë futboll. Nuk do isha në gjendje t’i dërgoja mesazhin e duhur lojtarit.

Lojtari inteligjent të sheh në sy, të analizon. Nëse nuk është i sigurt për atë që po bën, më takon mua t’i jap sinjalet e duhura dhe ta bind. Unë përshtatem me atë që kemi dhe më pas përpiqem të gjej të gjitha zgjidhjet për të fituar”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit