

Tiranë- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në parkingun e spitalit "Amavita" në rrugën “Pjetër Budi”, Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë lënda plasëse është vendosur në gomën e parë të një makine në pronësi të një shtetaseje me inicialet M. K.
Burime informuan se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm aq sa janë thyer të gjitha, xhamat e pallati pranë spitali "Amavita".
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar vetëm, dëme materiale, vijon puna për kapjen e autorit/ve.
“Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






