

Tiranë, 1 Maj 2025 – Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në gomën e përparme të një automjeti të parkuar në afërsi të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit.
Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shtetit, automjeti është në pronësi të shtetases M. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






