

Dy grekë nga Patra dhe një shtetas shqiptar janë arrestuar në Greqi, të akuzuar për trafik droge.
Ata u kapën në flagrancë teksa merrnin tre pako, të cilat mbërritën në degën qendrore të Postës Helenike (ELTA) në Patra, nga Tajlanda, nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”.
Sipas burimeve, paketat me një kilogram marijuanë me vlerë 23 mijë euro, janë dërguar të regjistruara me marrës që rezultonin të ishin nga Patra. Kur kanë shkuar në Postë dhe i kanë marrë, menjëherë ka ndërhyrë policia dhe i ka arrestuar.
EMRI/ Italia e kërkonte prej 16 vitesh si kreun e grupit të trafikut të drogës në Napoli, 56-vjeçari kapet i fshehur në Fier
Mes të arrestuarve, është edhe një person që dyshohet se ka lidhje me pronësinë e një lokali të njohur nate në qytet. Në kontrollin e një shtëpisë të tij, policia gjeti dhe sekuestroi 36 gram kokainë dhe dy peshore elektronike.
I riu shqiptar njihet për autoritetet vendase të rendit, pasi u arrestua sërish disa ditë më parë për një rast droge.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






