

“Inzaghi nuk është trajneri im i preferuar, por me të Interi është bërë skuadra italiane më e njohur në Europë”. Kështu është shprehur Nicola Ventola, ish-sulmues i zikaltërve, gjatë emisionit “Viva el Futbol”.
Më tej, ai vazhdoi: “Në Ligën e Kampionëve, Interi është protagonist prej tri vitesh, ka marrë vlerësime të rëndësishme në sytë e vëzhguesve të huaj. Nuk është e vërtetë që lojtarët me Inzaghin si trajner nuk janë përmirësuar, skuadra zikaltër është e bukur për t’u parë”.
Megjithatë, ndeshja kundër Romës nuk ka qenë aspak pozitive dhe Ventola nuk ngurroi ta theksonte këtë: “Mungesat e Bastonit dhe Mkhitaryan kanë ndikuar, duke pasur parasysh se mungonte edhe thellësia, që sjellin Thuram e Dumfries. Pashë Interin më të dobët të këtij sezoni, skuadra ishte e ngadaltë dhe teknikisht e pasaktë.
Interi ka 12-13 titullarë, është normale që ata që luajnë pak mund të bëjnë ndeshje të këqija. Megjithatë, unë nuk mund ta gjykoj keq punën e Inzaghit, edhe nëse nuk e fiton këtë kampionat. Kam parë gjëra shumë të mira në nivel loje tek Interi, me atë trajner, në këto katër vite”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






