

Arrigo Sacchi është i bindur se Napoli tashmë e ka fituar titullin dhe kjo duket qartë në intervistën e dhënë për “Il Mattino”: “Ishte një mision i pamundur dhe ai e bëri të mundur. Mendoj se, përveç Antonios, askush nuk besonte vërtet se mund t’i shkonte deri në fund titullit. Ai ia doli, sepse nuk e konsideron veten një fenomen, por e di që në bazë të çdo arritjeje është puna. Ajo që ka rëndësi është t’u shpjegosh lojtarëve të tu se paraprita e një dështimi është ndjenja se ke arritur gjithçka”.
Sipas tij, tani gjithçka është vendosur për titullin, edhe pse kanë mbetur për t’u luajtur edhe 4 ndeshje deri në fund: “Më vjen keq për Inzaghin, por agresivitetin dhe krenarinë që shoh te loja e Contes nuk e shoh tek Interi i tij në këto javët e fundit. Dhe pastaj ai McTominay…, vetëm Antonio mund t’ia jepte dëshirën për t’u përmirësuar dikujt që vinte nga Manchester United”.
Megjithatë, nuk ka siguri për të ardhmen e Contes në stolin e bluve: “Mendoj se do të qëndrojë, përse duhet të largohet? Për mua e bukura te Napoli ende nuk ka ardhur. Vetëm ai mund ta çojë klubin një hap më lart”.
Ndoshta e thërrasin Sacchi-n që ta bindi Antonion të qëndrojë te Napoli: “Më mirë jo. E bëri Marotta kur ishin te Juventusi, më kërkoi ta bindja të ndryshonte mendim, sepse Conte kishte kundërshtuar, pas refuzimit për të marrë një lojtar që e donte me ngulm. Unë u përpoqa, por në fund ai u largua gjithsesi dhe nuk më dëgjoi.
Antonio është kokëfortë; nëse e vendos një gjë në mendje, nuk e ndryshon për asgjë në botë. Sidoqoftë më duket se këtë herë e ka dashur Napolin po aq sa Napoli e ka dashur atë. Nuk besoj që ky raport do të mbyllet kaq shpejt”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






