Transmetuar më 30-04-2025, 11:12

I ftuar në rubrikën e përditshme të TMW, “A tu per tu”, ka folur ish-drejtuesi sportiv Luciano Moggi, një jetë te Juventusi, por edhe me eksperienca te Napoli e Torino. Moggi tha: “Kam lexuar të gjitha gazetat për deklaratat e Contes, ku aludohej për një largim.

Ai ka mësuar nga ne te Juventuesi, që skuadrave duhet t’iu jepet një objektiv. Pikërisht kështu, Conte ndjeu detyrimin ta zgjonte skuadrën. U propozoi lojtarëve disa objektiva. E di shumë mirë që publiku i Napolit është sportdashës, por ai tha disa gjëra të caktuara për të zgjuar skuadrën nga gjumi, që e kishte shoqëruar në disa ndeshje.

Nuk ishte largim, ai foli për motivime. Më parë ka përmendur shitjen e Kvara, por kjo është një e dhënë faktike. Mes Napolit dhe Contes ka një marrëveshje të plotë. Kini parasysh: De Laurentiis nuk ka reaguar. Dhe pastaj, të kesh librat financiarë në rregull dhe të jesh i pari, do të thotë se e njeh zanatin tënd”.

Çfarë po ndodh me Interin? Moggi përgjigjet: “Është skuadra më e fortë e kampionatit italian. 11-shja që luan është më e forta, rezervat diçka më pak. Gjithmonë ka dëmtime dhe gjëra të ndryshme. Kur nuk luan Thuram, mungesa e tij ndihet.

Problemi themelor është se është ndërtuar një kështjellë e fortë me titullarët që zbresin në fushë vazhdimisht. Ama, nuk mund të zbresin në fushë gjithmonë 11 lojtarë, duhet të ketë nga një zëvendësues për rol në të njëjtin nivel me titullarët.

Pra, nuk mund të kesh 25 titullarë. Kjo skuadër po paguan faktin që ka qenë e rëndësishme, ka garuar në të tria kompeticionet. Dhe duket se tri kompeticione janë shumë për Interin. Kur fut në lojë lojtarë si Correa apo Asllani, ata nuk vlejnë sa të tjerët”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit