

Dje Policia e Shtetit ka arrestuar një prej autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Sipas burimeve të policisë, janë dy autorë për vrasjen, por njëri ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe të largohet jashtë vendit.
Fotoja e mëposhtme është marrë nga kamerat e sigurisë, të cilat i ka sekuestruar grupi hetimor. Burime për Vox News pohojnë se policia ka dyshime se ai është autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj.
Kemi të bëjmë me të njëjtin vend si në foto dhe në vendngjarje ku ka ndërruar jetë 58-vjeçari. Por, edhe për faktin se ai është i veshur me të zeza, me kapele dhe maskë, ku këtë fakt edhe më parë e konfirmonin burime nga policia që një pamje të tillë kishte edhe autori.
Mendohet se arsyeja përse 58-vjeçari të jetë vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë.
Praktikisht, dyshohet se viktima informonte grupin rival të një personi të vrarë për vendndodhjen e tij që më pas shkaktoi një viktimë dhe ndezi gjakrat në Vlorë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






