Transmetuar më 30-04-2025, 07:31

Depërtimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe tempertura të larta, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që; pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 29°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit