

VLORË- Një person është shoqëruar në komisariatin e Vlorës lidhur me vrasjen e Renato Hoxhajt në lagjen Hajro Çakërri. Dyshohet se shtetasi me inicialet E.M është autori i ekzekutimit të 58-vjeçarit. Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ende nuk dihet asgjë edhe mbi shkakun e vrasjes.
Renato Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe një në trup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, kur Hoxhaj po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim.
Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






