Transmetuar më 29-04-2025, 18:10

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Akademinë e Sigurisë, 93 studentë përfunduan me sukses ciklin e parë "Bachelor" në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, duke u diplomuar dhe duke marrë gradën policore "Nënkomisar".

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar urdhrat për emërimin e tyre në detyrë dhe dhënien e gradës. Gjatë ceremonisë, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, Drejtues Anisa Duçkollari, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm Drejtues Madhor Ilir Proda, uroi të diplomuarit për suksesin dhe theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe ndershmërisë në ushtrimin e detyrës.

Rektori i Akademisë vlerësoi disiplinën, dëshirën për të mësuar dhe përkushtimin e treguar nga studentët gjatë tre viteve të studimeve.

Nënkomisarët e sapodiplomuar janë shpërndarë në 12 qarqet e vendit, sipas nevojave të strukturave policore. Injektimi i këtyre forcave të reja pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e cilësisë së hetimit dhe performancës së përgjithshme të Policisë së Shtetit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit