Transmetuar më 29-04-2025, 13:17

Prishtinë- Ka dështuar për herë të tetë seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e muajit shkurt.

Albulena Haxhiu, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme prej 61 votash në Parlament, për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u la në 1 maj të këtij viti. Mbetet për t’u parë nëse Kurti do të sigurojë votat e nevojshme në këtë datë, për zgjedhjen e Haxhiut në krye të Kuvendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit