Transmetuar më 29-04-2025, 12:32

Me zhvillimin e javës së 36-të, Kategoria Superiore e uli siparin e kampionatit normal. Katër skuadrat e para do ta vazhdojnë betejën mes tyre në të ashtuquajturin “final four”, në kërkim të titullit kampion. Shorti i hedhur mesditën e sotme ka vendosur përballë në gjysmëfinale Egnatian dhe Partizanin, si dhe Vllazninë me Dinamo City.

Fituesit do të përballen në finalen e “final four”, për të shpallur kampionin e Superiores për këtë sezon, që po mbaron. Kujtojmë se fituesi i titullit në fuqi është Egnatia, ashtu sikurse edhe e Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës së Shqipërisë.

Skuadra rrogozhinase i mbylli e para në renditje 36 javët e kampionatit të rregullt, ndaj shihet si favorite kryesore për ta mbrojtur titullin kampion, por sfidat e “final four” do të vendosin gjithçka, fusha e blertë.

Pas shortit u vendos edhe kur do të luhen këto sfida. Kështu, Vllaznia dhe Dinamo City do të përballen më 4 maj, ndërsa Egnatia dhe Partizani më 5 maj. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në “Arena Kombëtare”, ashtu si edhe finalja, e cila do të drejtohet nga polaku me stemën e FIFA-s, Szymon Marciniak.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit