Transmetuar më 29-04-2025, 11:04

Humbja e tretë sezonale ndaj Barcelonës ka lënë gjurmë te Real Madridi. Skuadra e Ancelottit humbi të shtunën një tjetër objektiv, Kupën e Mbretit dhe rrezikon ta mbyllë sezonin 2024-2025 pa asnjë trofe.

Një situatë me të cilën Federico Valverde nuk është mësuar. Mesfushori uruguajan ka qenë pjesë e periudhës së artë të klubit, veçanërisht në triumfet e Ligës së Kampionëve në vitet 2022 dhe 2024, teksa është një nga liderët e grupit aktual.

Pas humbjes në kohën shtesë në finalen e zhvilluar në Seville, lojtari shkroi një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, pa kërkuar justifikime për disfatën. Sipas tij duhet shikuar përpara: "Ndodhi sërish. Me siguri do të ndodhë edhe shumë herë të tjera, sepse ky është rrugëtimi që po ndërtojmë, është normale që dikush të rrëzohet pas kaq shumë kilometrash".

Valverde pranoi se "është e trishtueshme, humbja sjell zemërim, ndjenjë pafuqie. Ndihem sikur i kemi zhgënjyer tifozët, por ky ka qenë një sezon i komplikuar, shumë i vështirë fizikisht dhe mendërisht. Gjithmonë kam pasur një ide të qartë: Vrapoj derisa të më dorëzohen këmbët. Ky klub nuk meriton asgjë më pak".

Mesfushori i përfaqësueses uruguajane deshi t’ua bëjë të qartë tifozëve të Real Madridit: "Do të kthehemi, unë do të jem aty për të dhënë gjithçka nga vetja, nga respekti për Real Madridin, për njerëzit e tij dhe gjithçka që përfaqëson të luajturit për skuadrën më të suksesshme në histori".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit