Transmetuar më 29-04-2025, 11:01

Pasi ka përfunduar Kupa e Mbretit në Spanjë, tani është koha për Champions League. Futbolli nuk pushon. Barcelona përballet me një tjetër episod këtë sezon, kush e di, ndoshta me të njëjtin fat si në “Copa del Rey”, ku arriti të fitonte trofeun duke mposhtur Real Madridin në shtesë.

Gjysmëfinalet e para të Champions League luhen këtë javë, teksa përpara përballjeve mes katër ekipeve më të mira të Kontinentit të Vjetër, superkompjuteri i Opta-s ka dhënë tashmë “vendimin” dhe ka zbuluar ekipin që ka më shumë mundësi ta ngrejë trofeun e madh.

Barcelona është ekipi i dytë, sipas parashikimeve, për ta fituar këtë edicion të Ligës së Kampionëve, me 27.4% shanse. Në fakt, katalanasit do të përballen me ekipin që ka më pak gjasa për të triumfuar, Interin e Milanos, i cili po kalon një periudhë të vështirë pas humbjeve kundër Romës dhe, sidomos, ndaj Milanit në “Derby della Madonnina”. Mundësitë e triumfit në Champions për zikaltrit llogariten 19.2%.

Arsenali, që tashmë e di se nuk do ta fitojë Premier League këtë sezon, pasi Liverpool-i u shpall matematikisht kampion pas fitores 5-1 ndaj Tottenhamit, shfaqet si kandidati kryesor për titullin kontinental me 31.3% shanse. Pasi eliminuan Real Madridin në çerekfinale, "topçinjtë" e Mikel Artetës janë favoritë në Champions, jo vetëm për të mposhtur PSG-në e Luis Enrique-s (që ka 22% shanse për të fituar), por edhe për t’u kurorëzuar më 31 maj në “Allianz Arena” të Mynihut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit