

Rikthim në fushë për Kyle Walker. Mbrojtësi i Milanit ka qenë jashtë fushave për shkak të një frakture të krahut, që e detyroi të humbiste ndeshjet e kampionatit kundër Udinese dhe Atalanta, si dhe derbin e fituar 3-0 në Kupën e Italisë kundër Interit, që siguroi kualifikimin në finale për ekipin e Sergio Conceiçao.
Futbollisti anglez u kthye në fushë në fitoren 2-0 kundër Venezias, duke luajtur 19 minuta, plus kohën shtesë. Nëpërmjet profilit të tij në Instagram, anglezi ka dashur të festojë rikthimin dhe suksesin ndaj Venezias: "Jam i lumtur që u riktheva dhe fituam tri pikët. Tani ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë".
Për ish-lojtarin e Manchester City, adaptimi me realitetin italian ka qenë shumë i rëndësishëm. Ai ka zhvilluar 9 ndeshje në kampionat me fanellën e Milanit, si dhe 2 të tjera në Ligën e Kampionëve.
Po ashtu, ka pasur 2 paraqitje në Kupën e Italisë, një në fitoren në shtëpi ndaj Romës në çerekfinale dhe një në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Interit të Simone Inzaghi. Në total, Walker ka 31 paraqitje sezonale, duke përfshirë edhe periudhën e parë me ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






