Transmetuar më 28-04-2025, 21:37

Në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, në kuadër të fushatës “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”, Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi rëndësinë historike të zgjedhjeve të 11 majit për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Rama tha se fushata nuk është thjesht për të mbështetur një parti politike, por për të marrë një vendim historik që do përcaktojë vendin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai i krahasoi zgjedhjet e 11 majit me ato të viteve ’90, ku shqiptarët vendosën për herë të parë drejtimin e vendit drejt Europës.

Sipas tij, procesi i anëtarësimit nuk varet vetëm nga gatishmëria e Shqipërisë, por edhe nga momenti politik i vetë Bashkimit Europian, duke shpjeguar se derdhja e energjisë në këtë moment vendimtar është thelbësore për të mos humbur një mundësi historike.

Rama shpjegoi se pas marrjes së pasaportës së Bashkimit Europian, shqiptarët do të kenë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian, duke përfituar nga lëvizja e lirë, tarifat e barabarta për studime, punësimi i lirë dhe të drejta të barabarta sociale.

Në bashkëbisedimin energjik me të rinjtë, Rama ironizoi edhe mungesën e përqendrimit të disa pjesëmarrësve, duke përdorur batuta për të mbajtur atmosferën të gjallë dhe duke përsëritur nevojën për një angazhim serioz për të ardhmen e përbashkët europiane.

Në përfundim, Rama i ftoi të rinjtë që të përfshihen aktivisht në këtë sfidë historike dhe t’u kujtohet gjithmonë kontributi që po japin për një Shqipëri europiane.

Batutat e Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit:

"Nuk ndodh çdo ditë të votosh dhe të kesh historinë në dorë."

"BE-ja është një shtëpi që hapet dhe mbyllet, nuk qëndron gjithmonë me derën hapur."

"Nuk ka ku t’i mbajmë shpresat tjetër veçse te ju."

(Duke iu drejtuar një të riu në sallë) "Ti nuk e di përgjigjen pse duhet mandati i katërt? Po mos u mërzit, s’je vetëm."

"Në jetën politike, nuk je si në shkollë që bën vetëm mësime – këtu hidhen edhe shikime!"

"Më duket se je ti që i ngacmon të tjerët, mos më bëj kokë të madhe tani!"

"Ajo e vogla, me katër palë sy, si shqarth!"

"Të thajmë kënetën e vogël që të ka ngelur në kokë nga koha te PD-ja."

"Qeshu rini, qeshu, se bota është e jotja, por jo për t’u tallur – për të ndërtuar!"

"11 maji është dita kur ju, votuesit e parë, do lini gjurmën në historinë e Shqipërisë." /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit