

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë të hënë, monedhat e huaja kanë shënuar rritje ndaj lekut krahasuar me ditën e shtunë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është forcuar me 0,15 lekë dhe këmbehet në nivelin e 87,11 lekëve. Euroja gjithashtu ka shënuar rritje, duke arritur në 98,89 lekë, me një rritje prej 0,14 lekësh.
Paundi britanik ka regjistruar një mbiçmim më të ndjeshëm prej 0,63 lekësh, duke u këmbyer me 116,27 lekë, ndërsa franga zvicerane është forcuar me 0,26 lekë dhe aktualisht këmbehet me 105,07 lekë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






