Transmetuar më 28-04-2025, 18:33

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim me sipërmarrës, fermerë dhe banorë të zonave rurale të Tiranës në Petrelë, duke folur për arritjet në 12 vitet e fundit dhe për vizionin drejt "Shqipërisë 2030".

Rama tha se zhvillimi i kryeqytetit ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës edhe në zonat rurale përreth Tiranës, raporton noa.al e cila monitoroi eventin elektoral.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi investimet në agroturizëm dhe rritjen e prodhimit vendas, duke nënvizuar se raporti mes eksporteve dhe importeve ushqimore është përmirësuar ndjeshëm: "Në 2013 eksportonim 1 dhe importonim 9, sot eksportojmë 1 dhe importojmë 3."

Rama ndali edhe tek zhvillimet politike të ditëve të fundit, duke ironizuar kontratën 6-milionë dollarëshe të lobimit në SHBA dhe duke goditur ashpër opozitën: "Në Amerikë nuk të njohin pa paguar miliona. Ata të familjes Trump u detyruan të mohonin çmendurinë që u përhap këtu."

Në një prezantim të gjatë me të dhëna statistikore, Rama paraqiti një panoramë të rritjes ekonomike:

Prodhimi i Brendshëm Kombëtar është rritur nga 10 miliardë euro në 25 miliardë euro, dhe pritet të arrijë në 35 miliardë euro në vitin 2030.

Të ardhurat për frymë janë trefishuar, nga 3,300 euro në 10,300 euro.

Papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik, 9%.

Shqipëria ka rritjen më të lartë ekonomike në rajonin e Ballkanit.

Investimet e huaja në vend janë rritur, duke arritur nivelin 8% të PBB-së.

Paga mesatare është rritur nga 322 euro në 848 euro, dhe paga mesatare në shtet ka arritur 1,000 euro.

Në qarkun e Tiranës, Rama theksoi se janë investuar:

38 milionë euro në bujqësi

290 milionë euro në shëndetësi dhe kujdes social

235 milionë euro në arsim

60 milionë euro në projekte të rindërtimit

307 milionë euro në rigjenerim urban

332 kilometra rrugë të reja, duke arritur në 95% mbulim në zonat rurale

48 projekte për energji elektrike dhe 42 projekte për ujësjellës-kanalizime

113 milionë euro në kulturë dhe 31 milionë euro në turizëm e mjedis

“Çdo investim në qytet ndikon drejtpërdrejt në gjithë organizmin e territorit,” theksoi Rama, duke vënë në dukje se transformimi i Tiranës ka përfshirë të gjitha aspektet: bujqësinë, turizmin, infrastrukturën, arsimin dhe shëndetësinë.

Në fund të fjalës së tij, Rama kërkoi mobilizim maksimal për zgjedhjet e ardhshme:

"Duhet të bëjmë progresin të pakthyeshëm. Duhet të çojmë Shqipërinë në BE, jo të kthehemi prapë me bufin e kënetës në gropë," tha ai, duke i bërë thirrje mbështetësve që të mos lënë asnjë votë pas dore.

Batutat dhe premtimet kryesore:

"Të mos shkojë kush për vizitë te vjehrra pa votuar më parë!"

"Çdo votë është një gur në themelet e Shqipërisë europiane."

"Në 2030, Shqipëria do të ketë 35 miliardë euro prodhim të brendshëm dhe paga mesatare në shtet do të arrijë 1,200 euro."

"Pensionet do të rriten dhe Shqipëria do të ulë më tej varfërinë."

"E-Albania nuk do të kthehet pas, do të vazhdojmë digjitalizimin dhe modernizimin." /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit