Transmetuar më 28-04-2025, 14:45

Prishtinë – Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga data 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e produkteve, ndërsa të tjera kanë paralajmëruar shtrenjtim që nga 1 maji.

Një bukë shitet 80 cent ose 76 lekë, gjithsesi më lirë se në Shqipëri. Ky çmim i ri po aplikohet tek tuk në furrat e Prishtinës.

Deri para dida ditësh, buka gjithandej kushtonte 0.6 euro, kurse tani, disa e kanç bërë 0.8 euro.

Sakaq, një lokal në kryeqytet bën të ditur se nga fillimi i muajit maj, një kafe do të kushtojë 50 cent (0.5 euro) më shtrenjtë.

Përditësimi i çmimeve nga bizneset po bën që qytetarët të ankohen. Ata thonë se krahasuar me të ardhurat e tyre, çmimet po bëhen të papërballueshme.

Në anën tjetër, shoqata e bizneseve thotë se kjo qasje rrjedh nga pasojat e shtrenjtimit të energjisë elektrike, që i detyron ato të rrisin çmimet.

Përveçse në furra dhe lokale, qytetarët thonë se ngritje të çmimeve kanë vërejtur edhe nëpër markete.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit