

Tripoli- Roja bregdetare e Tunizisë ka gjetur trupat e pajetë të tetë emigrantëve afrikanë. Mësohet se trupat nuk kanë arritur të mbijetojnë pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e vendit ndërsa po përpiqeshin të arrinin në Evropë. Një zyrtar i sigurisë tha se 29 persona të tjerë ishin shpëtuar.
Anija u mbyt në qytetin Abouabed pranë Sfax, një pikë nisjeje e përdorur shpesh nga emigrantët afrikanë. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur personat e zhdukur. Tunizia po përballet me një krizë të paprecedentë emigracioni pasi ka zëvendësuar Libinë si një pikë kryesore nisjeje për tunizianët dhe emigrantët e tjerë afrikanë që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






