Transmetuar më 29-04-2025, 07:50

Antonio Rudiger ka reaguar pas gjestit të pabesueshëm që ndodhi në minutat shtesë të finales së “Copa del Rey”. Menjëherë pas golit të tretë të Barcelonës, mbrojtësi i Real Madridit humbi toruan dhe hodhi dy pako akulli drejt arbitrit kryesor. Veprim që nuk kaloi pa u vënë re dhe çoi në nxjerrjen e kartonit të kuq ndaj tij, edhe pse në stol.

"Sigurisht që nuk ka justifikime për sjelljen time të mbrëmshme. Më vjen shumë keq, – nis postimi i tij në rrjetet sociale. – Luajtëm një pjesë të dytë shumë të mirë.

Pas 111 minutash, nuk arrita ta ndihmoja dot më shumë skuadrën time dhe para vërshëllimës përfundimtare bëra një gabim. Kërkoj edhe një herë ndjesë ndaj arbitrit dhe të gjithë atyre që i zhgënjeva".

Tani, ish-mbrojtësi i Romës rrezikon një dënim të rëndë. Sipas kodit të drejtësisë sportive të La Liga-s, mbrojtësi i kombëtares gjermane mund të përballet me pezullim deri në 12 ndeshje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit