

Shqipëria do të presë për herë të parë nisjen e madhe të “Giro d’Italia” (“Giro d’Italia Grande Partenza”), një nga turnetë më të rëndësishëm të çiklizmit botëror.
Eventi do të zhvillohet më 9 maj në Durrës, më 10 maj në Tiranë dhe më 11 maj në Vlorë.
Në garë do të marrin pjesë 180 çiklistë profesionistë nga vende të ndryshme të botës.
Kryeministri Edi Rama tha sot se ky aktivitet do të vendosë Shqipërinë në hartën globale të sportit.
“Giro d’Italia” është krijuar në vitin 1909 në bashkëpunim me gazetën italiane “Gazzetta dello Sport” dhe mbetet një nga ngjarjet më të njohura çiklistike ndërkombëtare.
Në 114 vite histori, nisja e këtij turi jashtë Italisë është realizuar vetëm 14 herë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd