

Pau Cubarsì, mbrojtës i Barcelonës, foli për “TV3”, ku analizoi finalen e fituar të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit: "Është diçka që nuk mund ta shpjegoj. Është impresionuese ajo që bëmë.
Jemi një grup i ri, dhamë gjithçka deri në fund. Gjërat u bënë të vështira, por e kaluam me sukses këtë finale. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe fituam atë që donim. Çdo futbollist ëndërron t’i luajë këto ndeshje.
Nëse triumfon kundër Real Madridit, adrenalina e festës bëhet dyfish. E dinim që do të ishte e komplikuar deri në momentin e fundit, dhamë gjithçka. Dua t’i falënderoj të gjithë lojtarët, stafin dhe klubin. Po ashtu familjen dhe miqtë e mi, që ishin këtu. E gjitha kjo është falë tyre, është impresionuese".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd