

Kamerat e “Movistar+” kapën zemërimin e jashtëzakonshëm të Dani Carvajal, i cili ishte ulur pas stolit të Real Madridit me lojtarët e tjerë, që nuk ishin të grumbulluar, përballë vendimeve të De Burgos Bengoetxea.
Sipas asaj që kapën kamerat e “Movistar”, lojtari që nuk mund të luajë për shkak të një dëmtimi, i drejtohej kështu arbitrit, teksa po hynte në tunelin e dhomave të zhveshjes: "Bir kurve! Dreq! Ti je i pacipë!”
Sipas mediave spanjolle, relacioni i arbitrit nuk përmend asgjë, nuk duket se ka ndonjë ankesë ose hetim ndaj mbrojtësit të Real madridit. Po të ishte regjistruar hetim, Carvajal mund të përballej me 4 ndeshje pezullim, por nuk do t’i shlyente dot, pasi është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë për këtë sezon.
Neni përkatës i rregullores thotë: "Ofendimi, fyerja ose qëndrimet fyese për arbitrin kryesor, asistentët, arbitrin e katërt, drejtuesit ose autoritetet sportive, ndëshkohen me pezullim prej 4 deri në 12 ndeshje".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd