

Për Barcelonën u deshën 120 minuta lojë, plot tension dhe adrenalinë, për ta mundur Real Madridin në finalen e “Copa del Rey”. Përpjekje fizike dhe mendore, të mos harrojmë polemikat e “Los Blancos” ndaj gjyqtarit De Burgos, të cilat nuk e shqetësojnë Hansi Flick për ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, të mërkurën në mbrëmje: "Ajo që bëmë sonte ishte e mirë, do të kemi kohë të mendojmë për Interin".
Sigurisht, trajneri gjerman u pyet për gjendjen fizike të skuadrës së tij pas një nate të tillë të ngarkuar në të gjitha drejtimet: "Do të duhet të rikuperojmë shpejt për të qenë në formë të mirë për Ligën e Kampionëve. A do t’i lë djemtë ta festojnë këtë triumf? Sigurisht, por vetëm sonte".
Më pas, trajneri i Barcelonës paralajmëroi Simone Inzaghin: "Fitorja në këtë finale na jep besim për ndeshjet e ardhshme, tripleta është ende objektiv i mundshëm. Kur vjen te Barcelona duhet t’i shfrytëzosh në maksimum mundësi si kjo".
Një mesazh i qartë për Interin, ashtu siç kishte dërguar dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, pas fitores ndaj Real Madridit: "Interi është një skuadër e madhe, por ne jemi më të mirë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd