Transmetuar më 28-04-2025, 00:41

Sot, Susan Miller na sjell një parashikim të veçantë për secilën shenjë, me këshilla të vlefshme për paratë, marrëdhëniet dhe mundësitë e reja.

Lexoni më poshtë si mund ta përjetoni më mirë këtë ditë, sipas shenjës suaj.

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Financat tuaja mund të duken si një udhëtim me luhatje sot, pasi Urani, planeti i papriturave, po ndikon në shtëpinë tuaj të të ardhurave. Kujdesuni shumë për shpenzimet, sepse mund të paguani më shumë sesa duhet për disa gjëra. Kontrolloni mirë llogaritë tuaja bankare dhe bëni bilancin e shpenzimeve, që të mos lini asgjë pas dore. Duke vepruar kështu, do të jeni më të përgatitur për surprizat që mund të sjellë Urani.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Në muajin që vjen, mund të fitoni një shumë të mirë parash, pasi planeti Jupiter ju dhuron fatin e tij. Nëse këto para ju vijnë, ndaluni një moment për të menduar çfarë do të bëni me to: do t’i kurseni? Do t’i investoni? Apo do të blini një dhuratë për familjen? Çfarëdo që të vendosni, ka shumë mundësi të ndiheni shumë të kënaqur me zgjedhjen tuaj.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

Ky është një moment i artë për të zbuluar pjesë të reja të jetës suaj dhe për të provuar përvoja të reja. Me Jupiterin që po lëviz në shenjën tuaj, do të keni shumë mundësi të mrekullueshme. Mund të merrni një ftesë për të udhëtuar jashtë vendit ose një ofertë pune nga një kompani prestigjioze. Jupiteri viziton shenjën tuaj vetëm çdo 12 vjet, ndaj shfrytëzoni çdo rast për të mësuar, për të përjetuar dhe për të arritur më shumë.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

Kjo është një ditë shumë e mirë për t’u angazhuar në një projekt humanitar ose për të ndihmuar mjedisin. Mund të vendosni të mbillni pemë në një park ose të pastroni lagjen tuaj. Çfarëdo lloj ndihme që zgjidhni të jepni, do të ndiheni shumë mirë dhe në paqe me veten. Kjo sajë Uranit, që po ndikon tek dëshira për të ndihmuar të tjerët.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Në javët që vijnë do të njiheni me shumë njerëz të rinj dhe mund të fitoni shumë miq të rinj. Do të dukeni shumë shoqëror dhe i ngrohtë, falë Jupiterit që po ndriçon sektorin tuaj të miqësive. Njerëzit do të ndihen tërhequr nga optimizmi juaj dhe mund të krijoni lidhje të forta, ndoshta edhe të gjeni një shpirt binjak. Jepini një mundësi çdo personi të ri që takoni, sepse mund të jetë një lidhje që zgjat gjithë jetën.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Nëse po mendoni të ndryshoni rrugën tuaj profesionale, mund të keni disa shqetësime për pasojat. Por mos u frikësoni! Jupiteri po ju mbështet fuqishëm në shtëpinë e karrierës. Me ndihmën e tij, rruga juaj profesionale mund të shkojë shumë larg dhe pengesat që mund të hasni do të kalohen më lehtë sesa mendoni. Mjafton të mbani një qëndrim pozitiv dhe të shihni përpara me besim.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

Nëse keni menduar për udhëtime gjatë sezonit që vjen, do të kënaqeni duke mësuar se Jupiteri, udhëheqësi juaj aventurier, po kalon në zonën tuaj të pushimeve. Jupiteri ju nxit të eksploroni vende të panjohura dhe të përjetoni kultura të ndryshme nga e juaja. Gjithashtu, ky planet gazmor do që thjesht të kënaqeni gjatë udhëtimit, kudo që të shkoni dhe me këdo që ta ndani aventurën, ndaj ka shumë gjasa të kaloni një kohë të mrekullueshme.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

Kjo ditë mund t’ju sjellë disa fitime financiare, pasi Jupiteri, planeti i zgjerimit, po punon në fushën tuaj të pasurisë së përbashkët. Megjithatë, kini parasysh se këto fitime mund të vijnë nga situata që përmbajnë njëfarë pasigurie. Mund t’ju duhet të merrni një rrezik pa qenë të sigurt për rezultatin. Megjithatë, Jupiteri ka gjasa të ju sjellë fat dhe suksese të mëdha në aspektin financiar.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Përpara se të niseni për të bërë punët e ditës, sigurohuni që të kontrolloni dhe rikontrolloni listën tuaj të detyrave. Mund të përjetoni një moment harrese, pasi Urani, me energjinë e tij të paparashikueshme, po ndikon në shtëpinë tuaj të përditshmërisë. Mundohuni të jeni sa më të vëmendshëm me detyrimet tuaja, që të mos harroni asgjë. Gjithashtu, mund t’ju ndihmojë nëse nisni ditën 15 minuta më herët, pasi mund të ketë vonesa të papritura.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

Nëse jeni beqar/e, mund të takoni së shpejti një person shumë interesant. Me Uranin që po ndikon në shtëpinë tuaj të dashurisë, ky person mund të vijë nga një sfond krejt ndryshe nga ju dhe të ketë një personalitet shumë të ndryshëm. Kur ta takoni këtë njeri, jepini një mundësi, sepse shpesh herë të kundërtat tërheqin njëri-tjetrin.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

Kjo është një mundësi shumë e mirë për t’u çlodhur dhe për të kaluar kohë me miqtë tuaj. Mund t’i ftoni për një darkë të thjeshtë në shtëpi, të luani ndonjë lojë të lehtë ose të shikoni një film argëtues. Gjithashtu, mund të organizoni një mbrëmje të këndshme me kolegët në një bar për t’u njohur më mirë. Jupiteri, planeti i gëzimit, po ndriçon shtëpinë tuaj të argëtimit, ndaj çdo aktivitet që zgjidhni do t’ju sjellë shumë kënaqësi.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Komunikimi juaj mund të mos shkojë shumë mirë sot. Mund të keni vështirësi për të gjetur fjalët e duhura ose të përjetoni ndërprerje në thirrje telefonike apo takime online. Urani, planeti i paparashikueshmërisë, po krijon shqetësime në shtëpinë tuaj të komunikimit. Nëse përballeni me këto situata, mos u shqetësoni. Përpiquni të ruani qetësinë, sepse këto probleme do të kalojnë shpejt. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit